Dinamo: Plaku, testime me Vitoria në PortugaliPlaku, i cili më parë është testuar me Bran Bergen dhe Valerengën , ka qenë pjesë e Hamkamit (Norvegji)

Sulmuesi i Dinamos, Sebino Plaku, do të provohet te skuadra portugeze e Ligës së Parë, Vitoria e qytetit Guimaresh. Lajmi bëhet i ditur nga menaxheri Gëzim Mançe, drejtuesi i “Global Sports Menagement”. Në Portugali më parë kanë luatur Eduard Abazi dhe Klevis Dalipi.
Plaku, i cili më parë është testuar me Bran Bergen dhe Valerengën në Norvegji, ka qenë pjesë e Hamkamit (Norvegji), me të cilin nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, por që më pas kartoni i tij u ble plotësisht nga presidenti i klubit, Besnik Sulaj në janar 2009.
Plaku shënoi kampionatin e kaluar 18 gola, duke i qenë i dyti pas Migen Memellit të Tiranës.
Dinamo aktualisht ndodhet në Mavrovë të Maqedonisë për të kryer fazën përgatitore.
E Marte, 28 Korrik 2009