Ibrahimovic prezantohet si lojtar i Barçës
“Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën. Transferimi përfshin kalimin e Samuel Eto’o tek Interi dhe huazimin e Alexandr Hleb. Suedezi tashmë është lojtar i ri i Barcelonës, pasi nënshkroi marrëveshjen e cila do ta mbajë atë në klub deri në 30 qershor të vitit 2014”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.
“Barcelona Interit do t’i paguajë 46 milionë euro ndërsa në transferim është përfshirë edhe Samuel Eto’o, i cili vlen 20 milionë euro, si edhe huazimi i Alexandr Hleb. Klauzola blerëse e Zlatan do të jetë 250 milionë euro”, thuhet më tej në deklaratë.
Më vonë vetë Ibra është prezantuar para afro 75 mijë tifozëve blaugranas, madje ka puthur shenjën e klubit të ri që në daljen e parë publike me veshjen e Barcelonës me numër 9.