E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Blankkerkon psikologeper lojtaret

PARIS- Franca e Loran Blank do te perballet te shtunen me Rumanine ne ate qe perben edhe sfiden kryesore te grupit D ku ben pjese edhe Shqiperia.
Pas fitores 2-0 ndaj Bosnjes duket se Gjelat e kane kaluar momentin e veshtire por sulmuesi i Marsejes Loic Remi ka bere te ditur se trajneri Loran Blank ka shprehur deshiren per te marre nje pergatites mendor apo psikolog.

Sipas tij edhe Blank kur ishte futbollist i eshte drejtuar nje psikologu dhe kjo ndodh ngaqe karriera e futbollisteve eshte e mbushur me ulje-ngritje dhe se disa prej tyre jane me te brishte. Trajneri Blank eshte duke perdorur metoda te ndryshme per te gjetur ilacin per te dale nga kriza per skuadren e tij.
Para ndeshjes me Bjellorusine ai mori ne stervitje edhe Zinedin Zidan e Fabian Bartez dy ish-lideret e Frances qe fitoi titullin kampion bote ne vitin 1998 dhe Europianin ne vitin 2000.

Franca ka 3 pike ne grupin D nje me pak se Shqiperia dhe Bjellorusia. Kriza qe perfshiu ekipin ne Boteror duket se ende nuk ka kaluar pasi shume futbolliste kryesore te Gjelave jane te pezulluar nga Federata.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›