E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja sherr mes Liles dhe Kapllanit ne stervitje

TIRANE-Nje nderhyrje disi e ashper e Andi Liles ndaj Edmond Kapllanit ka bere qe stervitja e djeshme e kombetares te shoqerohej me nje moment nervozizmi aspak te kendshem. Sulmuesi i Paderbornit nuk e ka pritur aspak mire kete dhe menjehere eshte kthyer per te kerkuar sqarime. Te dy kane debatuar ashper me fjale duke kaluar thuajse ne nje sherr. Nje gje e tille ka krijuar jo pak konfuzion ne fushen e stadiumit te Kavajes nderkohe qe eshte dashur nderhyrja e futbollisteve te tjere dhe e stafit per te qetesuar situaten. Trajneri Xhemal Mustedaganic ka nderhyre menjehere duke vene rregull. Boll probleme kemi kjo eshte gjeja e fundit qe na nevojitet tani ka thene ai. Me pas gjendja eshte qetesuar dhe seanca stervitore ka vijuar normalisht. Nderkohe mbetet ende enigme se cili do te jete formacioni por Elvin Beqiri duket i sigurt ne qender te mbrojtjes. Shkodrani eshte rikthyer ne perfaqesuese per shkak te mungeses se Currit dhe ai garanton me shume siguri. Nderkohe pjesa tjeter e ekipit pritet te jete e njejte me ate qe luajti ndaj Luksemburgut ku Salihi pritet te jete serish titullar por ndoshta me i terhequr.
Duro
Barazimet me Portugaline Danimarken apo Suedine ne edicionin e kaluar jane nje mates i mire se Shqiperia nuk eshte nje skuader e lehte per tu mundur sidomos ne takimet ne Qemal Stafa. Mesfushori Klodian Duro duke folur dje ne nje konference per shtyp ne Durres deklaroi se kombetarja shqiptare nuk ka pse te kete frike. Une them se me teper duhet te mendojme per veten tone - thote ai - sepse ne beme nje nisje shume te mire te eliminatoreve. Sigurisht qe Bosnja eshte nje ekip me futbolliste qe mbajne peshen kryesore ne klubet e tyre por kjo nuk na tremb. Arsyeja Edhe ne te shkuaren jemi ndeshur me skuadra te tilla te medha qe kane pasur emra te medhenj. Kane qene ekipe madje me te forta sesa Bosnja por ne gjithnje kemi ditur te luajme mire dhe te marrim pike shton Duro.
Kuzhe
Shqiperia shkon ne takimin e se premtes me dy mungesa kryesore. E para eshte ajo e trajnerit Josip Kuzhe dhe tjetra e Debatik Currit i cili ishte kthyer ne nje lider ne prapavije bashke me Lorik Canen. Persa i perket trajnerit ne urojme qe ti kthehet jetes normale pasi askush nga ne ne keto momente nuk mendon per aspektin profesional - shprehet Klodian Duro. - Xhemal Mustedanagic eshte tekniku yne kete jave dhe ne me te njihemi mjaft mire. Per te nderuar trajnerin ne duhet te japim maksimumin gjate kesaj jave ne stervitje dhe ne ndeshje shton ai. Duro vlereson se celesi i suksesit ndaj boshnjakeve do te jete grupi te cilin ne e kemi krijuar dita-dites.
Duka
Presidenti i Federates Armando Duka ka zhvilluar nje mbledhje me skuadren dy dite me pare dhe ne fakt nuk ka qene thjesht nje takim rutine. Ai u ka kerkuar lojtareve qe kete here te luajne ne dyfishin e kapacitetit te tyre dhe te marrin nje rezultat pozitiv. Duka e ka kerkuar kete per hir te trajnerit Kuzhe qe ndodhet i shtruar ne spital por edhe per faktin se ndeshja me Bosnjen eshte nje pike kyce ne eliminatoret e Euro 2012. Nese deri dje keni dhene 100 kete here duhet te jepni 200 u eshte drejtuar Duka futbollisteve. Ndeshja mes Shqiperise dhe Bosnjes eshte e treta per Shqiperine ne Euro 2012. Ajo do te zhvillohet te premten ne oren 20.30 dhe do te gjykohet nga estonezi Hanes Kasik.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›