E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Blankrikthen neskuader Abidal

PARIS- Trajneri i Frances Loran Blank beri te ditur listen me futbollistet qe do te luajne ne miqesoren ndaj Anglise ne Uembli te merkuren e ardhshme. Pas revolucionit ne ndeshjet e para eliminatore te Europianit 2012 Blank ka nisur rehabilitimin e lojtareve fajtore per disfaten ne Boteror teksa ne skuader eshte thirrur edhe Erik Abidal. Mungon ende ish-kapiteni Patris Evra i denuar nga Federata nderkohe qe Frenk Riberi nuk eshte ende i disponueshem per arsye demtimi.

Nderkohe ne konferencen per shtyp Blank ka sqaruar edhe ceshtjen e premiove te Boterorit pasi ne shtyp eshte folur se lojtaret kane kerkuar ti marrin mbrapsht. Blank ka deklaruar se kjo nuk do te ndodhe ndersa lojtaret thjesht kane dashur te dine destinacionin e 3-4 milione eurove qe ishin planifikuar per ta. Pas deshtimit ne Boteror futbollistet deklaruan se hiqnin dore nga premiot dhe vendimi duket se eshte ende ne fuqi. Nderkohe Blank e konsideroi ndeshjen me Angline si nje test te mire per futbollistet e rinj per te treguar se tashme jane me te pjekur dhe te denje per te veshur fanelen e kombetares. Franca ndodhet ne grupin D te Europianit 2012 bashke me Shqiperine Rumanine Bjellorusine Bosnje-Hercegovinen dhe Luksemburgun. Pas 4 ndeshjeve te para Gjelat kane 9 pike duke u mundur vetem ne takimin hapes ndaj Bjellorusise.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›