E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi zhytet ne krize Milani ngjitet ne krye

TIRANE-Interi duket se eshte zhytur ne nje krize totale pas demtimeve te shumta qe e kane goditur ne kete faze te sezonit. Pas barazimit zhgenjyes me Breshian mbreme zikalterit nuk kane shkuar me shume se nje rezultat 1-1 ne fushen e veshtire te Leces. Duke pare mungesat e shumta ishte e qarte se per skuadren e Benitez do te ishte nje transferte e veshtire por Interi duket se ka humbur edhe nje nga cilesite e tij me te mira mbajtjen e rezultatit. Ne Via del Mare kampionet e Italise ishin te paret qe shenuan me ane te Diego Militos ne minuten e 76-te por vetem 3 minuta me pas Lece arriti te barazonte shifrat pas nje goditje kendi. Nje mundesi e shperdoruar per skuadren e Benitez qe tashme e sheh veten 3 pike larg kusherinjve te Milanit ne tabelen e renditjes. Po ashtu shenjat ne prag te derbit te se dieles nuk duken aspak te mira duke qene se zikalterve u mungojne nje pjese e madhe e titullareve.
Milani
E ndersa Interi eshte ndalur ne Lece Milani nuk ka gabuar perballe Palermos. Sicilianet ishin kthyer ne nje mace te zeze per kuqezinjte ne vitet e fundit por mbreme skuadra e Alegrit ka ditur te fitoje 3-1 ndonese jo me aq lehtesi sa tregojne shifrat. Ne pjesen e pare ishte Aleksandre Pato qe kaloi Milanin ne avantazh ndersa Palermo barazoi me ane te Bacinovic ne te dyten. Me pas Pato doli jashte i demtuar nderkohe qe Ibra shenoi golin e dyte per Milanin duke mposhtur Sirigun nga pika e penalltise. Llogarite u mbyllen nga Robinjo 7 minuta para fundit. Fitorja e mbremshme i jep Milanit vendin e pare ne Serine A me 23 pike 1 me shume se Lacio.
Ndeshjet
Ne takimet e tjera te luajtura mbreme spikat disfata 1-0 e Lacios ne fushen e Cezenes. Pa Hernanes bardhekalterit e kane patur te veshtire te ndertojne dicka perballe Bogdanit me shoke. Fitorja e Cezenes ka qene e merituar nderkohe qe goli vendimtar u shenua nga Parolo 5 minuta para fundit. Nje fitore e rendesishme edhe per Romen qe triumfoi 3-2 ndaj Fiorentines ne Olimpiko. Verdhekuqte arrijne fitoren e trete radhazi ne kampionat dhe tregojne se e kane lene pas krizen. Simplisio Borrielo e Perrota shenuan per Romen ndersa Xhilardino e DAgostino shkurtuan dy here shifrat. Ndeshja ka qene nje spektakel i vertete por ne fund ka fituar skuadra vendase qe tashme i shkon shume prane kreut te renditjes. Fitore e rendesishme edhe per Napolin qe ka mundur 0-1 ne transferte Kaljarin. Goli i Lavecit ne minutat shtese i ka dhene skuadres qe drejtohet nga Maxarri vendin e trete ne renditjen e Serise A duke kaluar keshtu Interin dhe Juventusin. Tri pike ka marre edhe Katania qe mundi 1-0 ne shtepi Udinezen.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›