E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca Jeremic nje politikan i dale mode

Wikileaks boton detaje nga takimi i Gordon me keshilltarin e Sarkozise

Platforma e internetit Wikileaks ka publikuar gjate fundjaves dokumente sekrete apo te besueshme nga aktet diplomatike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Fjala eshte per 250 mije dokumente te cilat Wikileaks ka arritur ti siguroje permes kanaleve te ndryshme. Dokumentet jane shkruar nga diplomatet amerikane nga shume vende te botes. Qeveria amerikane e ka denuar ashper publikimin e dokumenteve. Revista gjermane Der Spiegel ka publikuar ne uebfaqen e saj te dielen ne mbremje nje grafike interaktive ku mund te shihej numri i dokumenteve nga vendet perkatese. Ne listen e vendeve figuron edhe Kosova. Wikileaks pretendon se ka 668 dokumente sekrete te zyres me vone ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Prishtine. Keto dokumente jane derguar ne Uashington dhe supozohet se permbajne vleresime mbi gjendjen ne Kosove por edhe detaje e mendime te diplomateve amerikane mbi aktoret politike te vendit. Nga Shqiperia Wikileaks ka siguruar 542 radiograme diplomatike nga Serbia 994 nga Maqedonia 522 nga Kroacia 1686 nga Mali i Zi 164. Ne 668 dokumentet perfshihen analiza te ndryshme te ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth ngjarjeve politike ne Kosove te shkruara nga ambasadoret apo diplomatet amerikane te akredituar ne Kosove gjate viteve 2000-2009. Nga 668 dokumentet e botuara per Kosoven dy jane sekrete pa te drejte per shtetasit e huaj nje eshte sekrete 13 jane konfidenciale pa te drejte per shtetasit e huaj 325 konfidenciale te pergjithshme 191 te paklasifikuara vetem per perdorim zyrtar dhe 136 te paklasifikuara apo te pergjithshme.

Ne dokumentin e botuar ne tabelen e aferave ne shtetin e Frances disa komente interesante permenden edhe per misionin europian per sundimin e ligjit EULEX. Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it eshte duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverine kosovare dhe publikun pas nenshkrimit te dy protokolleve me Serbine. Ata shpresojne per vazhdim te qetesise publike ne Kosove gjate zgjedhjeve komunale.

Zevendessekretari amerikan Philip Gordon thote qe Kosova do ti pranoje protokollet me Serbine domosdo por duhet qe tiu shpjegohet qartazi qeveritareve kosovare se keto jane marreveshje teknike qe nuk e prekin statusin e pavaresise se Kosoves. Levitte po ashtu akuzon edhe ministrin e Jashtem serb Vuk Jeremic duke thene se nuk eshte duke bere asgje per ti bindur serbet qe te kthehen apo te inkuadrohen ne qeverine e Kosoves. Levitte shton se Jeremic ben premtime te medha sa here qe vjen ne France

por asgje nuk realizohet pastaj. Si rrjedhoje ambasadori francez Levitte refuzon te takohet me te dhe nuk e sheh si nje fytyre moderne te Beogradit. Publikimi i ketyre analizave rreth ngjarjeve politike ne Kosove te shkruara nga diplomatet amerikane qe dergohen ne Departamentin e Shtetit mund te jane bumerang i madh per partite politike qe kane qene ne pushtet prej vitit 2004 deri ne 2010 sepse nje pjese e madhe e dokumenteve permban afera korrupsioni dhe krimi per shume shtete te botes. E perditshmja angleze The Guardian ajo spanjolle El Pais dhe ajo franceze Le Monde jane te parat qe i kane publikuar disa nga materialet. Edhe The New York Times i ka publikuar disa dokumente por te censuruara duke marre parasysh rrezikun qe mund tu shkaktojne shume punetoreve diplomatike amerikane ne bote. Zyrtaret e EULEX-it nuk kane dashur te komentojne dokumentet Wikileaks. Policia e EULEX-it ka nenshkruar nje protokoll me Policine e Serbise dhe jo dy sic kane raportuar mediat. Por me shume EULEX-i nuk ka cfare te thote ne lidhje me kete ceshtje ka deklaruar per Zhurnal Blerim Krasniqi zedhenes i EULEX-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›