E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE Te ndalohet korrupsioni gjate zgjedhjeve parlamentare

Prishtine Raportuesi i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes takoi Presidentin Krasniqi

Keshilli i Europes u ka bere thirrje autoriteteve te Kosoves qe mos te lejojne korrupsion ne procesin zgjedhor. Kete mesazh e ka sjelle ne Prishtine raportuesi i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Bjorn von Sydow i cili po qendron ne Kosove ne nje vizite dyditeshe ne prag te mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare. Sydow pas takimit me Presidentin ne detyre Jakup Krasniqi ka theksuar disa parime te rendesishme qe duhen ndjekur per nje proces te rregullt dhe demokratik zgjedhor. Zgjedhjet e lira dhe te drejta pa korrupsion me para apo me forma tjera te perfitimit qe kane te bejne me diten e zgjedhjeve apo integritetin e votuesve mbarevajtja e procesit te regjistrimit te votuesve dhe numerimit te votave deklaroi zyrtari i Keshillit te Europes. Ai shfaqi shpresen se keto parime do te respektohen nga forcat politike te Kosoves. Z. Sydow tha se pjesemarrja e madhe e votuesve ne zgjedhje dhe dalja e pakicave eshte thelbesore per demokracine. Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi ka shfaqur bindjen e tij se Kosova do ta kaloje testin e organizimit te zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Une besoj qe partite politike ne Kosove qe e kane pergjegjesine kryesore per organizimin dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve e dine rendesine e ketyre zgjedhjeve dhe kane pergjegjesi para qytetareve te Kosoves u shpreh ai. Raportuesi i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Bjorn von Sydow po qendron ne Kosove ne nje mision faktmbledhes per situaten ne prag te zgjedhjeve. Ai do te takoje drejtuesit e forcave kryesore politike qe garojne ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te dhjetorit per te kerkuar nga ato respektimin e standardeve nderkombetare te zgjedhjeve. Zyrtari i Keshillit te Europes ka bere te ditur se kjo organizate nuk do te dergoje mision vezhgues ne Kosove per zgjedhje. Ne nuk do te kemi mision ne dhjetor misioni im tani eshte qe te informoj Keshillin e Europes dhe si kryesues i komitetit per ceshtje politike si raportues te njihem per se afermi se si do te zhvillohet procesi eshte shprehur z. Sydow.

Ai ka njoftuar autoritetet e Prishtines me vendimin e Keshillit te Europes qe tu mundesoje perfaqesuesve te Kosoves pjesemarrjen ne takimet e organizates sa here qe ajo do te diskutoje per Kosoven. Analistet thone se ky shenon nje avancim te marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Keshillit te Europes anetare te se ciles jane edhe Serbia e Rusia qe kundershtojne fuqishem pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›