E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franca: Kina po dërgon pajisje ushtarake në Rusi

Këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez Emmanuel Macron pretendon se Kina po dërgon pajisje ushtarake në Rusi.

I pyetur në Forumin e Sigurisë në Aspen nëse Perëndimi kishte parë ndonjë provë që Kina e kishte armatosur Rusinë në ndonjë mënyrë, Emmanuel Bonne tha se “ka indikacione se ata po bëjnë gjëra që ne do të preferonim që të mos i bënin”

“Lloji i pajisjeve ushtarake … për aq sa ne e dimë, ata nuk po dërgojnë kapacitete masive ushtarake në Rusi, por (ne kemi nevojë që kjo të mos jetë) asnjë dërgesë.”

Zyrtarët francezë i thanë gjithashtu transmetuesit amerikan, CNN, se Bonne po i referohej si teknologjive me përdorim të dyfishtë si helmetat dhe parzmoret e trupit.

Kina ka mohuar vazhdimisht dërgimin e pajisjeve ushtarake në Rusi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›