E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhekpot në SHBA

Një qytetar me fat fitoi shortin e lotarisë Powerball në SHBA, ndërsa xhekpoti përfshinte shumën marramendëse prej 1.08 miliardë dollarësh dhe bileta me fat u shit në një mini market në Los Angeles. 

Numrat me fat ishin 7, 10, 11, 13 dhe 24 me Powerball që mbante numrin 24. Siç ndodh zakonisht në SHBA, fituesi me fat, i cili është anonim, mund të arkëtojë të gjithë shumën me këste gjatë viteve të ardhshme, ose rreth 558 milionë me një këst. Por, fituesi akoma ende nuk e ka kërkuar shumën, e cila është ndër më të mëdhenjtë në historinë e lojës- shkruan BBC.  

Çmimi i së mërkurës renditet si xhekpoti i gjashtë më i madh i lotarisë amerikane dhe xhekpoti i tretë më i madh i Powerball, pas xhekpotit botëror prej 2.04 miliardë dollarësh vitit të kaluar që u shit në Kaliforni dhe atij me shumën prej 1.586 miliardë, i cili u fitua në 2016-tën. 
Zyrtarët e Powerball thonë se shanset për të fituar shortin janë një në 292 milionë, ndërsa shorti i radhës mbahet të shtunën.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›