E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca Shqiperia e mori te mireqene NATO-n

/ /

Ne diten e dyte te publikimit te sekreteve qe po tronditin diplomacine boterore ne faqen e Wikileaks u botua edhe nje telegram ku permendej Shqiperia. Ky telegram mban daten 16 janar 2008 afersisht tre muaj para se vendi yne te merrte ftesen zyrtare per anetaresim ne NATO. Biseda eshte bere ne Paris mes zv.asistentit per eshtjet e Sigurise Kombetare te zv.presidentit Dick Cheney me keshilltaret per ceshtjet strategjike te presidentit Sarkozy dhe ministrit te Jashtem Kouchner. Keshilltari francez Errera tha ne kete takim se Shqiperia po e merr te mireqene anetaresimin ne NATO. Errera tha se Franca eshte e qete me secilin prej 3 kandidateve te Kartes Adriatik 3. Vecanerisht Franca nuk ka asnje problem me anetaresimin e Kroacise. Megjithate Errera pohoi se Shqiperia duket se po e merr per te mireqene pranimin dhe lipset qe te beje me shume perpjekje per te fshire ceshtjet e korrupsionit. Sa i takon Maqedonise Errera tha se qeveria e Maqedonise nenvlereson seriozitetin e ceshtjes se emrit per Greqine dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet te bejne te njejtin gabim. Franca nuk do te beje presion mbi Greqine per kete ceshtje. Nder te tjera nese Athina do te leshoje pe ne ceshtjen e emrit qeveria greke mund te bjere cka mund te sjelle nje qeveri te re qe mund te jete pergjegjese dhe mesa duket armiqesore ndaj ratifikimit te procesit te zgjerimit thuhet ne telegram. Nderkohe ne nje konference per shtyp te dhene diten e djeshme zedhenesi i ministrise se Jashtme franceze shprehu keqardhjen e qeverise per publikimin e ketyre dokumenteve. Shperndarja e dokumenteve te klasifikuara te Departamentit te Shtetit perben nje cenim te sovranitetit te Shteteve dhe te sekretit te korrespondences se tyre te cilat parashikohen ne Konventen e Vjenes mbi Marredheniet Diplomatike. Nje shkelje e tille e konfidencialitetit te dokumenteve te brendshme te administrates amerikane eshte shqetesuese ne shume aspekte. Ajo mund te ndikoje negativisht ne zgjidhjen e ceshtjeve thelbesore per sigurine dhe stabilitetin ne marredheniet nderkombetare dhe te rrezikojne sigurine e njerezve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›