E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertuesit Shteti na ka 100 milione USD borxh

/ /

Borxhi i qeverise tek ndertuesit eshte 100 milione dollare kjo per objekte te kontraktuara qe nga viti 2008. Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise dha dje edhe detajet. Sipas drejtorit ekzekutiv te kesaj shoqate Maksim Muci borxhi qe qeveria ka ndaj ndertuesve nuk eshte nje problem i ri dhe kjo kategori biznesi ka pritur per nje zgjidhje ne buxhetin e 2011-s. Ky borxh e kalon vleren e 10 miliarde lekeve dhe po vazhdon per objektet e kontraktuara qe nga viti 2008. Shoqerite e ndertimit kane pritur me durim dhenien e zgjidhjes ne projektbuxhetin e vitit 2011 por nderkohe ne kete buxhet nuk jane parashikuar fonde per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura ndaj kompanive te infrastruktures u shpreh Muci. Situata sipas drejtorit ekzekutiv te Shoqates se Ndertuesve ka arritur ne ekstreme dhe shume kompani jane duke falimentuar per shkak te vetefinancimit te objekteve me kredi bankare te cilat tashme kane veshtiresi per ti kthyer.
Kerkesat
Shoqata e Ndertuesve ka kerkuar qe qeveria te beje shlyerjen e borxhit ndaj kompanive te ndertimit nderkohe qe kane kerkuar nje sere ndryshimesh ligjore si dhe nderhyrjen prane bankave per uljen e interesave te kredive te marra. I kerkojme qeverise e Kuvendit te parashikojne likuidimin e borxhit ndaj shoqerive brenda dates 30 qershor 2011 borxh i cili eshte me i larte nga sa deklarojme ne. Kerkojme rakordimin e ketyre detyrimeve brenda muajit dhjetor eshte kerkesa e pare e ndertuesve. Nderkohe qe lidhur me procedurat e tenderimit ndertuesit kerkojne qe te mos diskriminohen karshi te huajve dhe te shfuqizohet VKM-ja e te miratuar nga qeveria e cila sanksionon qe nese nje kompani nuk ka kryer 70 per qind te punimeve te nje objekti atehere i ndalohet pjesemarrja ne tender tjeter.
Financat
Ministria e Financave nuk ka dhene nje pergjigje zyrtare lidhur me ate qe deklaroi dje Shoqata e Ndertuesve por burime prane saj konfirmojne se detyrimi ndaj kompanive te ndertimit shkon ne 70 milione dollare dhe jo 100 milione dollare. Te njejtat burime shprehen se eshte parashikuar qe te behet shlyerja e ketyre detyrimeve brenda qershorit te vitit te ardhshem.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›