E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder liqeni hyn ne qytet

Shume rruge rurale ne zonen e Nenshkodres jane bllokuar nga uji ndersa banoret e zones se Obotit dhe Dajcit duhet te perdorin varkat per te levizur. UPDATE

Situata e permbytjes ne Shkoder po rendohet me shpejtesi. Fryrja e ujrave te Bunes dhe te liqenit te Shkodres ka bere qe me qindra banesa ne zonen e lagjes Xhabije te kene prezence uji aq sa eshte kerkuar edhe evakuimi disa familjeve qe rrezikohen seriozisht per shkak se uji ne banesat e tyre ka krijuar shume thellesi.

Prania e ujit ne akset qe lidhin Shkodren me Obotin Velipojen Dajcin Berdicen dhe shume komunave ne zonen e Nenshkodres eshte bere shqetesuese per levizjen e njerezve. Ujerat nderkohe kane shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne bazen ushqimore te fermereve te Nenshkodres per blegtorine ndersa banesat e tyre po pesojne deme te reja per te disaten here brenda ketij viti.

Rrjedhja normale e lumit Buna eshte penguar nga vershimi shtuar i ujerave te lumit Drin per shkak te shkarkimeve te medha qe po behen nga portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes. Sa kohe keto shkarkime te vijojne permbytja edhe ne qytetin e Shkodres do te vijoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›