E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Taksa për transaksionet të mbështetet nga e gjithë BE-ja

Gjatë një prononcimi për televizionin “France 2”, duke krijuar përshtypjen se e përjashton një zbatim të njëanshëm të kësaj masa nga Parisi Pecresse tha se "kjo taksë ka kuptim vetëm nëse mbështetet nga Evropa, sepse nëse Franca e vë në zbatim e vetme, sigurisht me kohë ajo do të hiqet".

"Jemi duke biseduar me partnerët evropianë rreth nevojës së kësaj takse", vazhdoi ministrja e Buxhetit, duke përmendur gjermanët dhe italianët si dhe projektdirektivën e hartuar nga Komisioni Evropian.
     
"Ideja është që Franca ta ndjekë këtë direktivë dhe të fillojë e para zbatimin duke  dhënë shtysën e nevojshme për të qenë motori i kësaj takse siç ka qenë gjithmonë", përfundoi Pecresse./Start/

                                                                                             2012-01-10 09:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›