Irak, sulme kundër shiitëve, 14 të vrarë

Raportet nga Iraku flasin për të paktën 14 persona të vdekur nga shpërthimi i dy makinave bombë në kryeqytetin e Bagdadit.
Sipas burimeve policore, njëri nga shpërthimet ka ndodhur pranë një automjeti të policisë në lagjen shiite të al-Shabit, duke vrarë gjashtë njerëz, përfshirë dhe një polic.
Bomba tjetër raportohet të ketë shpërthyer në Muvasalat, një lagje kjo e banuar me shumicë sunite. Por, megjithatë, autoritetet thonë se sulmi, që u mori jetën tetë personave, duket se kishte në shënjestër pelegrinët shiitë. Sulmet kundër shiitëve në Irak kanë vrarë mbi 90 persona në më pak se një javë.