Franca blenë dy aeroplanë pa ekuipazh nga SHBA-ja
FRANCË- Mediat franceze kanë publikuar lajmin se Franca po planifikon blerjen e dy aeroplanëve pa ekuipazh nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Lajmi publikohet në gazetën franceze ‘Le Monde’.
Sipas ‘Le Monde’ aeroplanët do të përdoren në operacionet ushtarake që zhvillohen në Mali. Mësohet se zyrtarët francezë të mbrojtjes po presin përgjigjen përfundimtare nga SHBA-të.
Aeroplanët që do të blihen i përkasin kompanisë General Atomics selia e se cilës ndodhet në Kaliforni.
Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, që aktualisht gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara, pritet se do ta shpallë marrëveshjen, kur ajo të finalizohet, shkruan gazeta ‘Le Monde’.
Ndërsa Forcat Ajrore të Francës thonë se aeroplanët pa ekuipazh do të përdoren për vëzhgim në Mali të Afrikës Perëndimore, ku Franca po e udhëheq fushatën ushtarake për largimin e kryengritësve islamikë.
(a.h/BalkanWeb)