E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra italian protestë kundër politikave të koalicionit të ri qeverises

Mijëra protestues të udhëhequr nga kryetarët e sindikatave kanë dalë sot në proteste në kryeqytetin italian, Romën për të kundërshtuar politikat e koalicionit të ri qeverises. Duke valvitur flamuj tëë kuq dhe pankarta ata i bënë thirrje kryeministrit Italian, Enriko Leta të heqë dorë nga masat shtrënguese ekonomike dhe të fokusohet tek krijimi i vendeve të reja të punës.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojne se mbështetja e publikut ndaj koalicionit të tij qeverises sa vjen dhe bie, ndërsa Italia po përjeton recensionin më të gjatë ekonomik në 40 vitet e fundit. Borxhi kombëtar tashmë ka arritur ne 127 % te prodhimit vjetor, ndërsa papunësia ka arritur shifra rekord vecanërisht për të rinjtë nën 25 vjec. Përpara se të merrte detyrën Leta premtoi se do ta bënte krijimin e vendeve të punës prioritetin e tij, por kritikët thonë se ai është fokusuar menjëherë tek reforma e taksave të pronës.
(e.m/New24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›