E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri dhe Blushi në Gramsh: Ka ardhur koha që të vijë në pushtet PS

GRAMSH- Deputetet e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Ben Blushi kanë zhvilluar një takim me banorët në Gramsh. Gjiknuri theksoi se “Shqipëria reale është pikërisht këtu në Gramsh, dhe meriton vëmendjen e shtetit, i cili kujtohet për të vetëm në kohë fushatash”. Ne do t'i kthejmë atij dinjtetin dhe mirëqenien”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, edhe deputeti Ben Blushi tha se “Gramshi eshte nje peizash qe tregon me se miri se nuk ka qeveri. Në keto 35 dite qe kane mbetur nga zgjedhjet e 23 qershorit, ne do t'u tregojme shqiptareve se ka ardhur koha per ndryshim, ka ardhur koha per te sjelle ne pushtet partine socialiste dhe per te shkuar me shpejt drejt europes. Blushiu ndal edhe ne problemet aktuale ne qytetin e elbasanit, ku ai kryeson listen e PS ne keto zgjedhje, duke u shprehur se 50% e popullsise eshte e papune, ndersa pedagogët dhe studentët trajtohen si militantë”, tha Blushi.

Deputet socialistë shprehën bindjen se pas 23 qershorit me ardhjen në pushtetet të PS, kjo situate do ndryshojë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›