Franca dhe Gjermania duan një traktat të ri europian
TULON - Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpreh sot se Franca dhe Gjermania janë për një traktat të ri evropian, gjatë një fjalimi të shumëpritur për krizën e zonës euro.
"Pas rrugës së gjatë që kemi bërë, duhet të rishikojmë themeloren dhe ta konfirmojmë atë solemnisht. Prandaj, Franca bashkë me Gjermaninë shprehen për një traktat të ri evropian, që do të rithemelojë dhe do t'i japë një koncept të ri organizimit të Evropës", deklaroi ai në Tulon, në juglindje.
"Më tepër solidaritet, më tepër përgjegjësi të marra mbi vete përpara popujve nga një qeveri e vërtetë ekonomike, ky është vizioni ynë për të ardhmen e zonës euro dhe për reformën e ardhshme të traktateve", theksoi ai.
(ar.si/BalkanWeb)