California përfshihet nga erëra të forta
LOS ANGELES - Afro 300.000 banesa mbetën pa energji elektrike të enjten në Kaliforni, pas kalimit gjatë natës mbi këtë shtet të erërave të fuqishme, që frynin me shpejtësi deri në 160 km/orë, që rrëzuan pemë dhe këputën linja elektrike edhe në Los Anxhelos.
Këto erëra të fuqishme shkaktuan gjithashtu mbylljen e përkohshme të aeroportit ndërkombëtar të Los Anxhelosit gjatë natës.
Gjatë mëngjesit, një numër i madh shkollash u mbyllën, ndërsa defektet në sistemin e semaforëve sollën bllokime të shumta të trafikut, ndërkohë që erëra akoma më të fuqishme priten gjatë ditës.
Ky rajon është prekur nga fenomeni meteorologjik i quajtur "Erërat e Santa Anas", erëra të thata që shfaqen në jug të Kalifornisë në vjeshtë dhe në fillim të dimrit dhe që ndonjëherë bëhen gjithashtu shkak për zjarre.
(ar.si/BalkanWeb)