E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, ende pa vendim për tërheqjen nga Afganistani

Ministri i Jashtëm francez, Allen Lupe, tha se Franca do të presë vizitën e presidentit afgan, Hamid Karzai, në Paris, për të vendosur nëse do të përshpejtojë tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani.

Presidenti Nikolas Sarkozi, javën e kaluar, ka pezulluar të gjitha operacionet tokësore të Francës në Afganistan dhe ka kërcënuar se do t`i tërheqë trupat para afatit të largimit më 2014. Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e vrasjes së katër ushtarëve francezë nga një ushtar afgan.

Talibanët kanë thënë se kanë rekrutuar një ushtar të Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit për të kryer sulmin e 20 janarit në lindje të shtetit afgan, në të cilin janë plagosur edhe 15 ushtarë të tjerë.

Forca e udhëhequr nga NATO-ja ka thënë sot se është ende herët të konkludohet nëse talibanët kanë qenë të përfshirë në sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›