E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroatët i thonë “po” anëtarësimit në BE

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, 66% e votuesve mbështetën anëtarësimin, teksa rreth 33% ishin kundër anëtarësimit.

Por, zyrtarët shprehën zhgënjimin e tyre për përqindjen e vogël të popullsisë që mori pjesë në votime.

Kroacia ka nënshkruar një traktat vitin e kaluar, sipas të cilit në korrik të vitit 2013, Zagrebi do të bëhet anëtari i 28 I Bashkimit Evropian. Por, para se kjo të bëhet realitet, marrëveshja për anëtarësimin e Kroacisë duhet të miratohet nga 27 vendet që aktualisht janë anëtare të bashkësisë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-23 16:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›