Franca fajëson talibanët për vdekjen e ushtarëve francezë

Ministri i mbrojtes së Francës tha se vrasja e katër ushtarëve francezë në Afganistan javën e kaluar ishte bërë nga një anëtar i talebanëve, i cili ishte maskuar si pjesëtar i Ushtrisë Kombëtare Afgane.
Gerard Longet arriti dje në Kabul për bisedime me zyrtarët më të lartë afganë, në një kohë kur Parisi po paralajmëron se mund ta përshpejtojë tërheqjen e trupave, pas vrasjes së katër ushtarëve francezë.
Gjatë vizitës së tij, Longet pritet që ta vlerësojë nivelin e sigurisë në Afganistan, si dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet misioni francez atje.
Raporti i tij do të jetë vendimtar nëse Franca vendosë t`i tërheqë trupat e saj nga Afganistani para vitit 2014, datë kjo e paralajmëruar paraprakisht nga Parisi për tërheqjen përfundimtare të trupave franceze nga Afganistani.