Publikohet video e talibanëve duke ekzekutuar ushtarët pakistanezë
Militantët talibanë kanë publikuar një video që tregon ekzekutimin e 15 ushtarëve pakistanezë, trupat e të cilëve u gjetën më herët këtë muaj në veriperëndim të Pakistanit.
Grupi Tehrik-e-Taliban ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e ushtarëve. 15 anëtarët e xhandarmërisë kufitare të Pakistanit ishin kapur muajin e kaluar, pas bastisjes së një pike kontrolli në qytetin veriperëndimor të Tankut.
Kjo video e publikohet sot, që zgjatë dy minuta e gjysëm, tregon ushtarët, që i kanë sytë e mbuluar, të ulur në tre rreshta në një mal, me duar të lidhura prapa shpinës dhe të rrethuar nga dy persona të maskuar.
Një komandant taliban i paidentifikuar shihet në video dhe thotë se grupi po merrte hakmarrje për vrasjen e 12 luftëtarëve talibanë në distriktin Kiber të Pakistanit.
Më pas shihen ai dhe ushtarët e tjerë duke i vrarë ushtarët pakistanezë.
Ndërkohë, zyrtarët e Pakistanit thonë se ushtarët janë vrarë në Shava, një qytetet i vogël në Vaziristanin Verior, në afërsi të kufirit afgan.