E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Iraku drejt një shteti policor

Organizata "Human Rights Watch" ka paralajmëruar se Iraku po bie sërish në autoritarizëm dhe së është duke shkuar në drejtim të një shteti policor, pavarësisht deklaratave të Uashingtonit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar në zhvillimin e demokracisë atje.

Kritikat nga grupi Nju Jorkez për të drejta vjen një muaj pasi forcat amerikane e përfunduan tërheqjen e trupave nga Iraku, duke ua lënë në dorë sigurinë forcave irakiane, pas më shumë se nëntë vjetësh sundimi.

Në një deklaratë, të shoqëruar nga raporti vjetor, "Human Rights Watch" thotë se: “Pavarësisht sigurimit nga qeveria amerikane se ka ndihmuar në krijimin e një demokracie stabile, realiteti është se ka lënë prapa një shtet policor”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›