Zagreb, inaugurohet Presidenti i ri kroat Ivo Josipoviq
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë dhjetë kryetarë shtetesh nga rajoni dhe Evropa e Mesme, në mesin e tyre edhe Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ai i Kosovës Fatmir Sejdiu, shumë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, udhëheqja e shtetit kroat dhe përfaqësuesit e jetës politike, fetare dhe shoqërore në vend.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi pati edhe një takim me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç gjatë të cilit ata u angazhuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Vlen për t’u përmendur se i vetmi vend i Ballkanit që nuk mori pjesë në inaugurimin e Josipovic ishte Serbia, Boris Tadiç ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të pranisë së presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.
Qytetarët kroatë presin ndikim pozitiv të presidentit në zvogëlimin e papunësisë. “Jutarnji list” shkruan se edhe pse presidenti nuk ka autorizime ekzekutive, 61 për qind e qytetarëve mendojnë se Josipoviç do të ketë ndikim pozitiv në ristrukturimin e ekonomisë, ndërsa 55,7 për qind besojnë se ai do të ketë ndikim për zvogëlimin e tatimeve.