Turqi, paralajmërohet referendum mbi reformat kushtetuese
Ky paralajmërim erdhi pas disa konflikteve të përsëritura mes qeverise turke dhe gjykatave.
Një gjykatë vendosi dje arrestimin e një prokurori me akuzën se ishte anëtar i një grupi që pretendohet se ishte përgjegjës për një komplot për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e kryeministrit Tajip Erdoan.
Nga ana tjetër Bordi i Lartë i Gjykatësve dhe Prokurorëve (HSYK), tepër i njohur për kundërshtimet e bëra ndaj partisë AK në pushtet, deklaroi se prokurorët të cilët kanë urdhëruar arrestimin kishin tejkaluar kompetencat e tyre dhe i shkarkoi ata nga detyra.
Nuk ka vonuar dhe prononcimi i Zëvendëskryeministrit të Turqisë, Bulent Arinc, i cili akuzoi burokracinë gjyqësore se po i jepte ''një grusht të rëndë demokracisë" dhe e konsideroi vendimin e bordit të papranueshëm.