Britania do te qendroje ne BE
Kryeministri britanik David Cameron hedh poshtë të gjitha dyshimet për një referendum të mundshëm për qëndrimin ose jo te Britanisë në BE. Por shprehet se është momenti të rinegociohet roli i saj në bllok.
“Nuk besoj se është e drejtë për Britaninë e Madhe të kryejë një referendum për të qenë jashtë apo brenda BE pasi mendoj se do të ishte dhënë një zgjedhje e gabuar e popullit britanik. Miliona njerëz në këtë vend përfshirë edhe mua kanë dëshirë të qëndrojnë në BE”- deklaroi kryeministri britanik.
Cameron tha se Britania duhet të qëndrojnë në Bashkimin Evropian nëse ajo dëshiron një rol në çështjet e BE-së.
“Gjëja më e rrezikshme për këtë vend është ajo e të parit ndryshimet që ndodhin në Europë për shkak të monedhës euro dhe të qëndrojmë duarkryq duke thënë se nuk kemi synim të bëjmë asgjë”-vijoi ai.
Cameron, i cili dëshiron të rinegociojë kushtet e anëtarësimit në BE të Britanisë ka përsëritur se Britania nuk do të jetë pjesë e monedhës euro.
Disa udhëheqës dhe diplomatë të BE janë të shqetësuar në lidhje me perspektivën e Cameron në përpjekje për të riformuar marrëdhëniet e vendit të tij me bllokun dhe frikën se Britania mund të dalë prej saj.