Krasniqi: Spranojme plane jofunksionale

Kryetari i Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk do te pranoje asnje plan te paraqitur nga nderkombetaret qe nuk garanton sigurine dhe zhvillimin e vendit.
“Cdo kerkese qe nuk ben funksionale institucionet e Kosoves dhe qe nuk ndihmon sigurine dhe zhvillimin e vendit, per ne eshte e papranueshme”, ka pohuar Krasniqi.
Ai perseriti qendrimin kunder gjashte pikave te propozuara nga sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon per vendosjen e misionit EULEX ne tere territorin e Kosoves.