E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca mbështet fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius. Fillimisht ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius ka falënderuar ministrin Hoxhaj për telegramin e urimit që i ka dërguar për marrjen e postit të ri në krye të MPJ-së së Francës.

“Ju mund të jeni të sigurt se Franca do të jetë në anën tuaj për t`ju ndihmuar në konsolidimin e sovranitetit dhe të legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mbyllja e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe konfigurimi i ardhshëm i misionit evropian, EULEX, do të jenë etapa të rëndësishme, që do të rikthehen te autoritet kosovare, për të transformuar në sukses duke promovuar që me kapacitetet e tyre të zëvendësojnë këtë prezencë ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Ministri Fabius po ashtu ka siguruar ministrin Hoxhaj se Franca do të mbështet përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për t`u afruar me Bashkimin Evropian.

“Hapja e dialogut sa i përket liberalizimit të regjimit të vizave Schengen në këtë drejtim, është hapi i parë shpresëdhënës”, thuhet në letër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›