E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët kosovarë sulmojnë faqen e MPB-së në Maqedoni

Hakerët kosovarë, të njohur si KNS, kanë sulmuar faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Faqja zyrtare e internetit deri në mbrëmje ishte bllokuar dhe në ballinën e saj ishte vendosur logoja e KNS me shkrimin "Ne jemi legjenda që asnjëherë nuk do të vdesim". "Mjaft më fyerje dhe shtypje ndaj shqiptarëve, nuk ka më heshtje, ka ardhur fundi i durimit tonë, ne e duam vendin tonë. Mitrovica, Presheva, Bujanoci, Gostivari, duam kthimin e trojeve tona", - kanë shkruar hakerët e KNS.

MPB nuk ka dalë me ndonjë qëndrim apo reagim lidhur me këtë sulm, i cili vjen në kohën e debateve në Maqedoni lidhur me përdorimin dhe aplikimin e gjuhës shqipe nëpër faqet e internetit të institucioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›