"Vizat, s'ka vonesa per Shqiperine"
Procesi i heqjes se vizave me Shqiperine nga ana e Bashkimit Evropian, po ecen sipas parametrave kohore te percaktuar, duke perjashtuar ne kete menyre te gjitha mundesite per vonesa, ne kete proces jetik per shqiptare. Kete e ka konfirmuar Komisioneri per Zgjerimin i Komisionit Evropian, Stefan Fule, teksa tha dje se shpreson qe politika ne Shqiperi do te gjeje nje zgjidhje kompromisi, per t'i dhene fund ngercit politik, perpara se Parlamenti dhe Keshilli Evropian te marrin vendimin mbi heqjen e vizave, nje proces qe nuk do te kete asnje vonese. Duke folur ne konferencen mbi pershpejtimin e integrimit te Ballkanit ne BE, e organizuar nga "EU observer", Fule tha se Shqiperia dhe Bosnja kane permbushur pjesen me te madhe te kushteve te udherrefyesit per vizat, ndersa dy apo tre ceshtje te tjera jane te menaxhueshme dhe brenda nje periudhe te shkurter, mund te implementohen dhe vezhgohen nga nje komision monitorues. "Komisioni monitorues mendohet se do te jene i pranishem ne te dyja keto vende diku nga korriku i ketij viti, keshtu qe vendimi do te merret me pas. Por duke folur me perfaqesuesit e vendeve anetare dhe te Parlamentit Evropian kam ndjenjen, besimin se pasi komisioni monitorues do te konfirmoje se jane permbushur te gjitha kushtet, i gjithe udherrefyesi eshte implementuar ne masen 100 %, askush nuk do kerkoje te vonoje kete ceshtje nje ore apo nje dite me teper", ka qene deklarata e djeshme e Komisionarit per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Stefan Fule. Nderkohe qe lidhur me situaten politike ne Shqiperi, Fule u shpreh se ka nje ngerc per te cilin po punohet per krijimin e nje strukture per arritjen e nje kompromisi. "Shpresoj qe te gjejme nje zgjidhje, per te gjetur nje kompromis nga te dyja palet, perpara se PE dhe Keshilli te marrin vendimin mbi heqjen e vizave. Shpresoj qe te mos bezdisemi nga fakti se dikush mund te beje nje lidhje midis politikes dhe vendimit per heqjen e vizave", tha Fule. Duke hedhur poshte te gjithe zerat se mund te kete ndikim situata politike, per procesin e heqjes se vizave me Shqiperine, nje proces qe per te tashme eshte i pandalshem dhe qe pret vetem procedurat normale. Njeheresh Fule ka kerkuar me kete deklarim te tij publik dhe arritjen nga ana e paleve ne Shqiperi te kompromisit politik. A.G