Franca, mediat kryqëzojnë kombëtaren

“Me të kuq!”. është ky titulli i madh që mban faqja e parë e së përditshmes sportive franceze “L’ Equipe”, e cila kritikon ashpër kombëtaren për humbjen me Kinën.
“Një javë para fillimit të botërorit Franca është mundur nga Kina. Të shpallet gjëndja e jashtëzakonshme”, shkruan gazeta prestigjoze.
Ajo vlerëson se është bërë një hap i madh mbrapa, duke marrë në konsideratë faktin që lojtarët u angazhuan seriozisht në ndeshje.