Moto GP, Rossi në spital

Valentino Rossi po transportohet me helikopter për në spitalin e Firencës, për të mjekuar frakturën e pësuar në këmbën e djathtë, pas rrezimit gjatë provave.
Piloti doli nga qendra mjekësore në Muxhelo dhe u fut në helikopter me barrelë. Ai do të operohet nga një profesor i njohur, duke shpresuar që të jetë gati për garën e nesërme.
Ndërkohë, provat e lira për Cmimin e Madh të Italisë u fituan nga spanjolli i “Yamaha”, Jorge Lorenzo.