E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca merr drejtimin e BE

PARIS - Franca merr zyrtarisht, duke nisur nga ora 00:01 e dites se sotme, kryesine e radhes se Bashkimi Evropian. Prioritetet e saj do te jene mbrojtja e klimes, politika agrare, politika ndaj te huajve dhe mbrojtja. Megjithate, nje prej sfidave kryesore mbetet kriza aktuale rreth ratifikimit te Marreveshjes per reformat ne BE. Shefi i diplomacise franceze, Bernard Kouchner, uroi dje qe presidenca franceze e BE-se te jete modeste dhe e vendosur dhe te arrije t'i jape me shume shprese Evropes per te ecur perpara. "Duhet te jemi modeste e te vendosur dhe te punojme per te qene me efikas ne nje Evrope qe nuk eshte me e prekshme per popujt'', deklaroi Kouchner, ne prag te marrjes se presidences se radhes se BE-se. ''Duhet te behen perpjekje qe prioritetet e BE-se te jene me afer propozimeve dhe preokupimeve te evropianeve, qe duket sikur u mungojne shpresat dhe projektet per te ecur perpara'', shtoi ai.

Sakaq, Presidenti Nicolas Sarkosy do te prezantoje ne tetor nje plan te ri te prioriteteve, pas jo-se irlandeze ne referendum. Perseritja e referendumit eshte e mundur me se shpejti ne pranvere te vitit te ardhshem. Nga ana tjeter, qe te gjitha shtetet kane nevoje per Marreveshjen e Lisbones, e cila do te duhej te futet ne fuqi me 1 janar. "Per te vazhduar procesin e zgjerimit te BE-se, kemi nevoje per Marreveshjen e Lisbones. Ne te kunderten edhe me tej do te veprohet sipas Marreveshjes se Nices. Franca eshte e mendimit se shtetet ballkanike mund te pranohen ne BE, vetem pas futjes ne fuqi te Marreveshjes. Ata qe angazhohen per zgjerimin e BE-se, duhet ta dine se te domosdoshme jane institucione te reja", tha Sarkozy.

Francezet duan qe te vazhdoje ratifikimi i Marreveshjes, por duan qe me tere fuqine te angazhohen edhe per prioritetet si emigrantet, klima dhe forcimi i politikes se mbrojtjes. Franca eshte e interesuar edhe per zvogelimin e tatimeve per shkak te rritjes se cmimit te naftes. Kryeministri Fransua Fijon (Francois Fillon), thote se ky drejtim eshte shume i rendesishem. "Per ne eshte vendimtare qe te kuptojme mesazhin e derguar nga Irlanda. Ata na thone: Me pak debate per institucionet dhe me shume zgjidhje te problemeve konkrete, te rendesishme per Evropen. Keto duhet te jene edhe prioritetet e presidences franceze".

Nje nder prioritetet eshte edhe reforma e subvencioneve agrare, nga te cilat pikerisht Franca perfiton me se shumti. Lidhur me kete, ne dhjetor do te kete debate te nxehta edhe ne Britani te Madhe. Dy jave pas marrjes se Presidences, pritet te krijohet edhe Unioni i vendeve mesdhetare. Franca ishte e mendimit qe ky union duhet te kete nje peshe shume me te madhe, por Gjermania ishte kunder, keshtu qe ai do te mbetet ne permasat e durueshme per BE.

Ne Barcelone, para 12 vitesh, ka nisur nje lloj bashkepunimi me i ngushte i vendeve mesdhetare, si plotesim i Procesit paqesor per Lindjen e Mesme. Ne Bruksel tani thuhet: lidhuni, sepse francezet po vijne! Komisioni dhe Parlamenti Evropian llogarisin nje vershim iniciativash, qe me siguri nuk do t'i benin keq BE-se, ne kohen e krizes pas referendumit ne Irlande. Kurse veshtiresite institucionale te shkaktuara nga jo-ja e irlandezeve ne referendumin per miratimin e Traktatit te Lisbones, do te shqyrtohen perseri ne vjeshte, ne takimin e kryetareve te shteteve dhe te qeverive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›