Kaos social, Nokia iken ne Rumani
BOHUM - Dita e djeshme, ishte dite e fundit e punes e sipermarrjes se Nokias ne Bohum te Gjermanise. Prodhimi eshte nderprere ne maj, nderkohe qe mbyllja eshte bere e ditur ne janar, por ky zhvillim, sipas analisteve vendas, ka sjelle kaos social ne rajonin ku ndodhej sipermarrja e fuqishme. "Me planin tone per mbylljen e firmes ne Bohum, ne ndjekim strategjine e Nokias, e cila ka per synim zvogelimin e kostove si dhe fleksibilitetin e prodhimit dhe logjistikes". Keshtu u shpreh kryetari i bordit, Villi Sundbäck. Sipas tij, mbyllja e repartit ne Bohum i kushton Nokias 200 milione euro. Por ai shtoi se prodhimi ne Bohum eshte teper i shtrenjte dhe jo fleksibel. Prodhimi do te kalohet ne nje repart ne Rumani, qe do te thote se 2300 punetore dhe rreth 1000 bashkepunetore ne Bohum mbeten pa pune. Punetoret ishin te indinjuar thelle: "Ne tre muajt e fundit, kemi bere ore te teperta, nderkohe qe ata e dinin se fabrika do te mbyllej. Duhet te kene turp. Isha i lumtur me kete pune, e kjo s'ka kurrfare kuptimi. Tallen me ne nga te gjitha anet. Ne Rumani ndertohet nje repart i ri, ndersa ne mbetemi si idiote".