E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franca miraton ligjin për rritjen e moshës e daljes në pension, protestuesit mbushin rrugët e vendit

Franca ka miratuar mbrëmë ligjin kontraversial të sistemit të pensioneve duke rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Tani pritet që ligji të gjejë dakordësinë e komitetit të përbashkët të mërkurën më 15 mars. Ndërkaq, ligji i pensioneve është shoqëruar me protesta. Ndërsa vetë sindikatat kanë bërë të ditur se do të nisin sërish protestat që në fillimin e kësaj jave.

Votimi i mbrëmjes së djeshme erdhi disa orë pasi qindra njerëz marshuan duke protestuar duke hyrë në  në ditën e tyre të shtatë radhazi, transmeton Euronews. 

Protestuesit kanë bllokuar rrugët e transportit publik pasi sindikatat kanë rritur presionin mbi senatin për të rishikuar reformën dhe mbi presidentin Emmanuel Macron për të ndryshuar planet e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›