Franca mirëpret dërgimin e trupave shtesë në Afganistan
Në një deklaratë për mediat, presidenti francez Nikolas Sarkozi nuk sqaroi angazhimin e Francës, nëse do të ndjekë shembullin e SHBA-së apo jo.
Megjithatë, vetëm disa ditë pasi ai deklaroi se nuk do të dërgonte më trupa ushtarake në rajon, Sarkozi i la një mundësi për një përforcim të trupave franceze gjatë vitit të ardhshëm.
"Fjalimi i Obamës ishte plot guxim, vendosmëri dhe kthjelltësi, si dhe përbën një stimul të ri për angazhimin ndërkombëtar dhe hapjen e perspektivave të reja", shprehej zyra e Sarkozisë përmes një deklarate për shtyp.
"Presidenti francez i ofron mbështetje të plotë dhe u bën thirrje të gjithë vendeve të cilat dëshirojnë të ofrojnë ndihmën e tyre popullit afgan, ta mbështesin këtë plan", shtohej në deklaratë.