Skadon sot ultimatumi i Partisë Socialiste
Megjithëse ultimatumi skadon sot, ende nuk dihet se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë opozita, përderisa maxhoranca nuk ka lëshua pe në këtë drejtim.
Partia Socialiste konfirmoi dje për medias se sot pasdite skadon afati dhjetëditor, ndërkohë që pas skadimit të afatit do të mbahet edhe një qëndrim politik. Gjatës së enjtes, Rama do të mbledhë sërish grupin parlamentar për të diskutuar për marrjen e masave të mëtejshme.
Të njëjtat burime nga selia rozë bënë të ditur se protestat do të shohen në ditët në vijim. Pas përfundimit të afatit 10 ditor, kërkesat e PS-së dhe koalicionit të saj do të ashpërsohen. Transparenca e kutive të 28 qershorit tashmë do të kalojë në radhë të dytë, ndërsa kryesore do të jetë rrëzimi i kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohshme. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e ka ironizuar këtë qëndrim të kreut të PS-së, duke u treguar indiferent edhe ndaj kërkesës për hapjen e kutive të votimit.