Ahmeti: Vizat, një fitore e shqiptarëve të Maqedonisë
"Përshëndes të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të ndajmë gëzimin të gjithë bashkërisht me rastin e vendimit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, gjë që paraqet sukses dhe fitore mjaftë e madhe, me çka përfundimisht po dalim nga izolimi i dy dekadave me radhë, ky është një sukses i radhës për vendin, i cili do t'u prijë edhe sukseseve të ardhshme, që vendi ynë sa më parë të anëtarësohet në NATO dhe sa më parë t'i fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian", tha kryetari i BDI-së.
Kjo fitore, siç tha Ahmeti, u dedikohet të gjitha forcave politike në vend që kanë kontribuar, u dedikohet të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, me ç'rast në veçanti theksoi se është një fitore e shqiptarëve të Maqedonisë.
"Siç dihet, ne kemi jashtëzakonisht numër të madh të njerëzve tanë që gjenden në punë të përkohshme në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, me ç'rast 20 vite njerëzit tanë e kanë pasur vështirë për të kontaktuar me të afërmit e tyre, vizitat kanë qenë mjaftë të kufizuara, sepse vendi dhe rajoni kanë qenë të trazuar me luftëra të ndryshme, kështu që krijohen rrethana jashtëzakonisht të mira për lëvizje të lirë të njerëzve dhe ne do të punojmë dhe do të angazhohemi që në të ardhmen bashkëpunimi brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor të jetë në nivel më të lartë dhe të gjithë të jemi pjesë e kontributit që si tërësi Ballkani perëndimor të jetë pjesë e NATO-s, e Evropës së bashkuar", tha Ahmeti.
Lideri i BDI-së, me këtë rast ka shprehur dëshirë që këtij numri të shteteve t'i bashkëngjitet sa më shpejtë edhe Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina.
"Shpresojmë se me këto vende, shumë shpejtë, do të jemi bashkë të reshtuar, siç është tani Shqipëria e rreshtuar në NATO, edhe ne shpresojmë në një kohë mjaftë të afërt të jemi pranë këtyre strukturave, po edhe Shqipëria, Kosova, Bosnja të kapin hapin e duhur për liberalizim të vizave dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE", potencoi lideri BDI-së. Kjo, siç tha lideri i BDI-së, është e ardhmja e rajonit dhe të gjithë brezave që vijnë pas. (MIA/start)