Franca në heshtje, nesër votohet për Presidentin e ri

Presidenti Francës, Nikolas Sarkozi – në detyrë që prej vitit 2007 – u kërkoi mbështetësve “të flasin” dhe të zgjedhin “një Francë të fortë”. “Çdo fletë votimi e së dielës ndërton fitoren tonë”, tha Sarkozi nga qyteti I Nisës.
Në krahun tjetër, Francois Hollande i cili po ashtu mbajti një miting në qytetin e Bordosë, në një nga qytetet e goditura rëndë nga papunësia, tha se “ishte radha e së majtës të rikthehet në qeverisjen e vendit”.
Sot Franca është në heshtje zgjedhore. Në zgjedhjet e nesërme presidenciale kandidojnë 10 kandidatë dhe nëse asnjëri syresh nuk fiton mbi 50 % të votave, do të ketë një tjetër raund me 6 maj.
Përveç Sarkozisë dhe Hollandes, në mesin e kandidatëve kryesorë që do të garojnë nesër janë edhe nacionalistja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, radikali i majtë Jean-Luc Melenchon dhe centristi Francois Bayrou.
Nesër francezët vendosin nëse do të mbajnë edhe për pesë vite të tjera Presidentin Nikolas Sarkozi, apo pas plot 24-vitesh do të rikthejnë një socialist në krye të vendit.
/Start/F. Prroni/
2012-04-21 12:04