E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Po punohet për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog

Lajmi bëhet i ditur nga Kryetari i partisë Lëvizja e legalitetit, Ekrem Spahiu, i cili gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Bruksel tha se "po përgatitet seriozisht kthimi i eshtrave të Mbretit Zog gjatë këtij viti dhe për këtë qëllim është ngritur dhe një komision ndërministror, që kryesohet nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani".

Ekrem Spahiu së bashku me pretendentin e fronit mbretëror, Princin Leka, në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë, zhvilluan një takim në Bruksel. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë tubim, Princi Leka theksoi se "shqiptarët duhet të kuptojnë se kur gjenden larg atdheut, nuk ka më interesa politike apo partiake, porse duhet të qëndrojnë të bashkuar".

Kryetari i PLL-së theksoi se "në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë duhet të kujtojmë se një pjesë e historisë së shtetit shqiptar lidhet edhe me historinë e Familjes Mbretërore". /Start/

                                                                                             2012-04-21 15:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›