Nisma serbe, pjesëmarrja e Kosovës në debatin e OKB e paqartë
WASHINGTON-Zyrtarët e Kosovës ndoshta nuk do të lejohen të marrin pjesë në debatin e Asamblesë së OKB-së ku pritet të diskutohet më 8 Tetor nisma serbe. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se D'Escoto Brockmann e bëri të ditur këtë detaj. "Unë nuk jam kundër pjesëmarrjes së askujt në seancë, por ende nuk e di", tha kryetari i Asamblesë, nikaraguani Miguel D'Escoto Brockmann.
Serbia ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme që të dërgojë para drejtësisë ndërkombëtare çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Disa nga vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës kanë kërkuar që Kosova të marrë pjesë në debatin që do zhvillohet më 8 tetor, meqë është e prekur drejtpërsëdrejti.
Nëse Asambleja e OKB miraton kërkesën serbe atëherë do kemi një rezolutë që do t'i dërgohet Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.
(d.b/BalkanWeb)