E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca nxjerr nga oqeani, 75 viktima të aksidentit ajror

Autoritetet franceze njoftuan se janë nxjerrë edhe 75 trupa nga Oqeani Atlantik gjatë javës së kaluar, gati dy vjet pas rrëzimit të një aeroplani të linjës ajrore Air France gjatë fluturimit nga Rio de Zhanero për në Paris. Kjo e çon në 127 numrin e kufomave të nxjerra nga deti deri më tani, ndërsa vazhdojnë të mungojnë dhe trupat e 101 personave që gjendeshin në bord.

Dy gjykatës hetues francez u janë drejtuar me shkrim familjarëve të disa viktimave për t’i njoftuar ato, se për të ruajtur dinjitetin e kufomave, nuk do të nxirren nga deti trupat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›