E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka infektime me E.coli në Kosovë

Në Kosovë nuk ka raste të infektimit të ushqimit me bakterin E-coli dhe të gjitha produktet që janë testuar në Kosovë, kanë rezultuar të sigurta. Keshtu njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Institucionet e Kosovës thuhet se do të jenë në kontakt me autoritet përkatëse në Unionin Evropian dhe në vendet në rajon për të vepruar “shpejtë dhe me vendosmëri konform masave të rekomanduara”.

Ministria paralajmëroi ndërmarrjen e aksioneve për të siguruar zbatimin e plotë të ligjeve për mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa i kërkoi komunitetit të biznesit dhe qytetarët, të ofrojnë ndihmën në mbrojtjen e shëndetit duke u kujdesur për higjienën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›