E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu ironizon me njohjen e Palestinës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka theksuar se askush nuk mund të pengojë njohjen e shtetit palestinez nga ana e OKB-së në muajin shtator.
“Askush nuk ka fuqi të pengojë vendimin për njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, ka deklaruar Netanjahu, duke shtuar me ironi se "atje po ashtu mund të merret vendimi se bota është e sheshtë”.
“Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të penguar vendimin e OKB-së”, ritheksoi Netanjahu, por duke paralajmëruar tashmë se palestinezët nuk do ia dalin në përpjekjet e tyre në Këshillin e Sigurimit. Të premten, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara theksoi se nuk kishte asnjë rrugë që shteti palestinez të bëhej anëtar i OKB-së pa rekomandimin e Këshillit të Sigurimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›