E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca pezullon operacionet ne Afganistan

Kater ushtare franceze te cilet sherbenin ne kuader te misionit Forca Nderkombetare per Siguri dhe Asistence ISAF jane vrare nga nje burre i cili mbante veshur uniformen e nje ushtari afgan. Sulmi ndodhi paraditen e sotme ne luginen Tgahab ne rajonin Kapisa.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy si kunderpergjigje ndaj sulmit vendosi te pezulloje te gjitha operacionet ushtarake dhe trajnimet e kryera nga trupat franceze.
Trupat franceze jane perkrah aleateve por ne nuk mund te pranojme qe asnje ushtar i yni te plagoset apo te vritet nga aleatet. Kjo eshte e papranueshme tha Sarkozy i cili nuk perjashtoi edhe nje terheqje te parakohshme nga Afganistani.

Arrestohet sulmuesi Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtaret franceze ne Afganistan

Sipas nje zedhenesi te misionit ISAF qe udhehiqet nga Shtetet e Bashkuara e Amerikes ushtari afgan eshte arrestuar menjehere dhe po mbahet ne qeli.

Sulmi vjen pothuajse pas nje muaji kur dy ushtare franceze u qelluan per vdekje nga nje burre i veshur si ushtar afgan po ne te njejtin rajon. Talibanet moren pergjegjesine per ate sulm.

Sipas Associated Press me incidentin e fundit numri i ushtareve franceze te vrare gjate 12 muajve te fundit shkoi ne 30 ndersa numri total i tyre qe nga fillimi i luftes ne vitin 2001 eshte 80. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Po kalon koha e miresjelljes Sarkozy dhe Karzai.
Ne nje tjeter incident 6 ushtare amerikane humben jeten ne provincen Helmand pasi helikopteri i tipit CH-53 me te cilin u rrezua.

Ne nje deklarate te shkurter ISAF deklaroi se arsyeja e rrezimit eshte ende ne hetim.

Sidoqofte raportet paraprake thone se ne momentin e rrezimit te helikopterit ne ate zone nuk kishte aktivitet armik thuhet ne deklarate.

Autor Darren Mara Sarah Berning/ Amarildo Topi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›