E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca po kërkon nga shtetet afrikane ta njohin Kosovën

PARIS-Franca ka nisur iniciativën për valë të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan sot gazeta “Veçernja novosti” e Beogradit.

Gazeta mëson nga “burimet e informuara mirë diplomatike” se Parisi po përpiqet që në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë France-Afrike në Nicë, në qershor, të diskutohet edhe çështja e njohjeve të reja të Kosovës. Mësohet se Parisi do ta ftojë ministrin e Jashtëm të Kosovës Hysenin, e më pas Presidentin Sejdiu apo kyreministrin Thaçin, gjë për të cilën po insiston ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner.
Prej 42 vendeve afrikane, pavarësinë e Kosovës deri më tani e kanë njohur 11. Franca po ushtron trysni mbi 18 vende si : Madagaskarin, Mozambikun, Burundin, Beninin dhe Bregun e Fildishtë. Njëkohësisht Arabia Saudite po vepron në drejtim të Organizatës së Konferencës Islamike, Britania në drejtim të vendeve Karaibe kurse SHBA drejt vendeve të Amerikës Latine, shkruan ne mes tjerash kjo gazetë.

(d.b/RTK/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›