Durrës-Kukës Braçe: Prokuroria të rihapë hetimet
TIRANE- Partia Socialiste kërkon hetime të reja për rrugën Durrës-Kukës. Reagimi i opozitës vjen një dite pasi kryeprokurorja Ina Rama e quajti hetimin një cështje të mbyllur. Deputeti Brace tha sot se zotëron dokumenta zyrtare të Ministrisë së Financave që dëshmojnë se kostoja për 1 km rrugë ka kaluar cdo limit të programuar.
“Dokumenti i ri, mbi monitorimin e shpenzimeve të ministrisë së Punëve publike Transportit dhe telekomunikacionit, për gjithë vitin 2009 lëshuar nga Ministria e Financave, dëshmon se kostoja për 1 km, është tejkaluar me 2 milion usd! Pikërisht ky fakt dëshmon se krimi i zbuluar dhe i hetuar nga Prokuroria vazhdon të konsumohet dhe të financohet! Ky krim duhet rihetuar mbi bazë të vetë fakteve të dhe natyrisht të analizës financiare që ka kryer Ministria e Financave!”, u shpreh Brace.
Sipas deputetit socialist, për ndërtimin e pjesës së tunelit të shembur, janë shpenzuar 9.8 mld lekë të reja, ose afro 100 milionë dollarë, çka sipas tij kjo shumë është e ndryshme nga ajo e Ministrisë së Transporteve.
“Hetimi duhet të nis tani, me qëllim që gjithë këto para të kenë kuptim për mbi 550 mijë pensionistët e shtetit shqiptar, vlera prej 112.8 miliardë lekësh të paguara deri tani për rrugën Rrëshen - Kalimash, është e barabartë me një buxhet e gjysmë vjetor të 550 mijë pensionistëve”, nënvizoi Brace në një konferencë për mediat.
(e.n/BalkanWeb)