E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Lufta ndaj korrupsionin, pushohen 20 funksionarë



Qeveria greke i ka dhënë një provë të qartë popullit se po bën të pamundurën për të evituar dhe për të larguar nga adminsitrata, personat e korruptuar. Sipas të dhënave nga Athina zyrtare, Ministria e Financave ka nisur një hetim për funksionarët e këtij institucioni, duke pushuar nga puna 20 prej tyre, ndërsa 70 të tjerë janë nën hetim pasi mendohet se ata kanë shfrytëzuar fondet e shtetit për të përfituar ekonomikisht.
Evazioni fiskal i kushton Greqisë rreth 15 miliardë euro në vit. Situata e rënduar ekonomike në Greqi, ka sjellë kaos dhe paralizim të jetës normale jo pak herë, në veçanti si pasojë e grevave dhe protestimeve të vazhdueshme në vendin fqinj. Kështu, një grevë masive 24 orëshe u zhvillua në 20 maj në të gjithë vendin, kundër masave shtrënguese të ndërmara nga qeveria Papandreu për t'i bërë ballë krizës ekonomike

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›